You Are Here: Home » Mjekësi » Sindroma KAWASAKI

Sindroma KAWASAKI

Nga Lorena Stroka

Sëmundja Kawasaki ose siç njihet ndryshe Sindroma Kawasaki është sëmundja që përshkroi për herë të parë Japonezi Tomisaku Kawasaki, nga i cili mori dhe emrin. Pjesa dërrmuese e të sëmurëve është nën 4 vjeç, rrallë herë sëmundja prek fëmijët mbi 8 vjeç. Shfaqet kryesisht në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës. Simptomat më të shpeshta të sindromës  janë:

· temperatura e lartë (për pesë ditë)

· skuqja e syve

· ekzemet në trup (organe gjenitale)

· skuqja e buzëve

· enjtja e gjuhës, skuqja e tepërt

· enjtja e pëllëmbëve dhe thembrave të këmbëve

· rënia e lëkurës (vërehet gjatë javës së dytë të sëmundjes)

Deri tani nuk ka asnjë lloj ekzaminimi që të vërtetoje me siguri të plotë nëse fëmija vuan nga sindroma Kawasaki. Megjithatë ka disa kritere të cilat ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjes.

Pas diagnostikimit, fëmija i nënshtrohet një terapie 2-12 javore. Kur sëmundja diagnostikohet në kohë dhe fëmija i nënshtrohet menjëherë kurës përkatëse, simptomat largohen brenda 24 orëve të para. Kërkimet e deritanishme kanë treguar se trajtimi në kohë (brenda dhjetë ditëve të para) zvogëlon gjasat për komplikacione të mundshme.

Komplikacionet më serioze janë:

· prekja e venave nga sëmundja të cilat transportojnë gjakun në zemër ( d.m.th sëmundja ndikon në hollimin e mureve të venave, gjë që drejton në fryrjen /plasaritjen e tyre)

· rrahjet e shpejta të zemrës

Deri tani nuk ka përfundime shkencore lidhur me shkaqet e shfaqjes së sëmundjes, inkurajues është fakti që deri tani nuk është raportuar asnjë rast i transportimit të sëmundjes nga personi në person. Pas diagnostikimit, pjesa e terapisë kryhet brenda ambjenteve spitalore./albstroka.com/


© AlbStroka.com

Copyright © 2014 AlbStroka.com

Scroll to top