You Are Here: Home » Mjekësi » Gjendrat tiroide (simptomat dhe mjekimi)

Gjendrat tiroide (simptomat dhe mjekimi)

Nga Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Midis të tjerave, një ndër sëmundjet më serioze që prek gjithnjë e më shumë njerëzit është ajo e gjendrës tiroide. Gjendra në fjalë ndodhet në qendër të qafës, dhe  siç e shihni ngjan me flutur (me dy krahë) e cila mbështillet rreth trakesë. Funksioni kryesor i tiroidës është prodhimi i hormoneve të saj. Prodhimi në fjalë, përgjegjësohet për sasinë e hormoneve të prodhuara që kontrollojnë metabolizmin e përgjithshëm të trupit, akoma dhe energjinë e nevojshme të tij. Mirëpo shpesh herë ndodh të kemi zmadhim të tiroideve. Shkak parësor për shfaqjen e gushës (siç quhet në gjuhën e popullit) është pamjaftueshmëria e jodit.

Ku e gjejmë jodin?

Jodi është një mikroelement që e gjejmë në mjedis dhe është tepër i nevojshëm për organizmin tonë. Jodi është i pranishëm kryesisht tek hormonet e tiroidës, siç e ripërmendëm, funksioni kryesor i jodit eshte i lidhur me veprimtarinë e këtyre hormoneve që janë përgjegjëse për funksionet metabolike, ndër të cilat rritjen trupore. Jodin mund ta gjejmë në disa ushqime si, peshku, qumështi por edhe tek vezet. Prania e tij tek frutat apo zarzavatet varet nga terreni i kultivimit. Doza ditore e këshilluar është rreth 0,15 mg për të dyja gjinitë, ndërsa gjatë shtatëzënisë apo dhënies së gjirit doza rritet. Mangësia e jodit mund te shkaktojë Strumën (gushën), ose ndryshe rritjen e gjendrës tiroide.

Gjendra tiroide rritet për të kompensuar mungesën e jodit dhe nga mungesa e këtij te fundit në tiroide formohen disa noduj, këtu ia vlen të theksojmë se janë të ndryshëm si nga madhësia dhe nga funksioni i tyre.

Pamjaftueshmëria e hormoneve të tiroidës në gjak shkakton sindromën klinike që quhet hipoterozë:

Nënprodhim i hormoneve të tiroidës (hipoterozë) quhet faza organike e cila tregon se gjendra tiroide nuk prodhon hormonet e nevojshme dhe të domosdoshme për funksionin normal të organizmit. Një nga ato është dhe thyroxin, por përveç kësaj, siç është vërtetuar shkencërisht, gjendra tiroide prodhon një simblegmë hormonesh jo shumë të njohura, të cilat nuk ekzistojnë në hormonin sintetik që  shpesh rekomandohet nga mjeku. Krahas të gjithave këtyre, njerëzit jo gjithmonë janë në gjendje të dinë se nga se vuajnë, pra, nga hipoteroza apo hiperteroza. Në lidhje me këtë problem, dhe pas një serë kërkimesh të realizuara, Dr. Brode Barnes, propozoi një mënyrë për kontrollin e tiroidës. Metoda e Dr. Barnes ka të bëjë me matjen e temperaturës. Tek meshkujt ky kontroll mund të kryhet në çdo kohë, ndërsa për femrat vetëm pas përfundimit të ciklit menstrual. Metoda në fjalë, është mjaft e lehtë dhe këshillohet të zbatohet si më poshtë:

Mëngjesin e ditës së tretë pas përfundimit të menstruacioneve (periodave) vendosni nën sqetull ose akoma dhe në gojë një termometër dixhital dhe jo  (tradicional me zhivë) për matjen e temperaturës. Vazhdoni të njëjtin proces për 7 ditë me rradhë, në fund pjestoni shumën e mbledhur për 7, në qoftë se shifra mesatare që rezulton nga kjo përllogaritje shkon nga 97.2 – 98.2, kjo tregon se gjendra juaj e tiroides prodhon hormonet e nevojshme, të cilat mirëmbajnë metabolizmin e trupit në nivele normale. Në rast se treguesi është më pak se 97.2, atëherë, kjo do të thotë se gjendra tiroide nënfunksionon dhe mundësisht vuani nga hipoteroza. Në të kundërt, në qoftë se treguesi shënon mbi 98.2 mundësisht vuani nga hiperteroza, gjë që përkthehet në sasi më të madhe prodhimi të hormonit në krahasim me atë që nevojitet organizmi normal. Sipas përllogaritjerve të regjimit mjekësor, 25% e personave mbi 18 vjeç vuajnë nga një formë hipoteroze, fakt i cili shpjegon rritjen e vazhdueshme të personave që preken nga demenca. Sipas të dhënave statistikore, numri i anëtarëve të kësaj kategorie personash, dyfishohet çdo pesë vjet me shfaqjen e sëmundjeve të njohura, Alzheimer dhe Parkinson. Studime të ndryshme dëshmojnë se nënprodhimi i hormoneve të tiroidës dobëson gjendjen e përgjithshme të shëndetit, duke krijuar kushte të përshtatshme për lejimin e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme dhe jo vetëm të të lartpërmendurave. Problemet si: mbipesha, dobësia shpirtërore, konfuzioni i të menduarit dhe mjaft të tjera të cilat prekin trurin, madje edhe sistemin nervor, mund të shmangen me ndihmën dhe përdorimin e lëndëve natyrale të cilat ushqejnë tiroidën me ato elemente që nevojitet për t’u rikthyer në formën dhe funksionin e mëparshëm.

Simptomat kryesore të nënprodhimit të hormoneve nga gjendrat e tiroideve janë:

  • Lodhja fizike
  • Rritja në peshë
  • Mungesa e dëshirës për raport seksual
  • Çrregullimet e ciklit menstrual
  • Dhembjet muskulore
  • Thonjtë e butë (thyerja e shpejtë e tyre)
  • Konstipacioni
  • Marrja mendsh
  • Mosrezistenca në ftohtësi
  • Rënia e flokëve
  • Buhatja e fytyrës
  • Buhatja e mukozave të laringjit

Periudha e dimrit është ndër më të vështirat për personat që vuajnë nga hipoteroza, vishen shumë trashë, flasin ngadalë, veprojnë si të plogësht, kanë lëkurë të ashpër, të thatë, nuk djersijnë dhe më të shumtën e kohës janë të mërzitur. Kërkime të ndryshme kanë treguar se femijët qe kane gushë, shfaqin koeficient të ulët inteligjence dhe rezistencë të reduktuar në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre, domethënë treguesi i inteligjencës së tyre është 10 – 14 herë më i ulët nga ç’duhej të ishte në raste normale. Prandaj dhe vështirësitë në përvetësimin e mësimeve dhe dobësitë në kujtesë shpesh rrjedhojnë nga hipoteroza. Kurimi më i mirë i gushës është mbrojtja me jod nëpërmjet kripës së jonizuar, për shembull, për fëmijët mjekimet më të rekomanduara janë disa lloje tabletash si: Letrox, Euxhyrox, Jodox. Një tjetër lloj mjekimi është vaksinimi me vaj të jonizuar. Mosfunksionimi normal i gjendrës drejton në mbiprodhim hormonesh. Prodhimi i tepërt i hormonit të tiroidës quhet hiperterozë dhe ka disa simptoma të caktuara:

  • Rrahje te shpejta zemre akoma edhe kur ndodhen në gjendje të qetë
  • Humbje peshe pavarësisht se ushqehen normalisht
  • Këputje të theksuar fuqish
  • Dobësi
  • Mosrezistencë në temperatura të larta
  • Pagjumësi
  • Djersë të tepërta
  • Zmadhim kokërdhokësh
     Metodat që përdoren sot për trajtimin e pacientëve me hiperterozë janë barnat antitiroidë, jodi radioaktiv dhe ndërhyrja kirurgjikale. Është e rëndësishme të themi se çdo metodë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, prandaj dhe zgjedhja përfundimtare mbetet gjithmonë në dorën e pacientit./Albstroka.com/

© www.AlbStroka.com

Comments (1)

  • BONA

    MIRDITA DR JU PERSHNDET BONA NGA USA DESHTA TA BEJ NJE PYTJE UNE KAM DHIMT NE FYT SHUM KAM THERRJE NDERMJET 2 GJIVE KAM BER ANALIZEN ME KAN OPERU ME KAN MARR NJE COP TE VOGEL NE FYT UNE KAM SHUM RRITJE TE NJE DAMARI NE FYT MU KA BER SI VO MRENMDA KUR TE KAPI DISHKA ME PESH TE REND ME DEL AJO QKA JAV MERR MENDJA JUVE JU LUTEM ME TREGONI SA MA SHPEJT A ESHT DISHKA SERJOZE

Copyright © 2014 AlbStroka.com

Scroll to top