You Are Here: Home » Të ndryshme » Komuniteti rom (I)

Komuniteti rom (I)

Nga Lorena Stroka

Cilët janë romët?

Te flasësh për komunitetin rom nuk është aspak e lehtë, pasi fatkeqësisht nuk ka shumë shkrime në lidhje me prejardhjen e tyre. Gjithsesi, pas një kërkimi të shkurtër që realizova, arrita të mbledh informacione të ndryshme në lidhje me historinë, gjuhën dhe zakonet e tyre. Sipas disa evidentimeve linguistike dhe gjenetike tregohet se Romët e kanë prejardhjen nga India. Arsyeja e përhapjes së tyre në të gjithë botën mbetet ende një mister… Sidoqoftë, përfundimi më i mundshëm është se Romët kanë qenë pjesë e ushtrisë së Indisë së veriut. Gjuha e romëve është një gjuhë e re Indo-Arjane, e cila ka vetëm dy gjini (femëroren-mashkulloren) dhe jo atë asnjëanëse. Problemi më serioz i tyre është mosnjohja e gjuhës së shkruar. Deri më sot askush nuk ka marrë iniciativën të shkruajë mbi këtë gjuhë.

Si jetojnë romët?

Shifër e saktë në lidhje me popullsinë rome nuk ekziston, disa bëjnë fjalë  për 15-17 milionë romë anembanë botës, ndërkohë që shumë të tjerë e përgënjeshtrojnë këtë shifër. Mungesa e historisë së shkruar, është ajo që nuk i ka dhënë një sqarim të saktë kësaj pyetjeje që për vite me rradhë shtrohet ne tryezat e specialistëve që merren me kërkime të këtij lloji. Pastaj, problemi fillon që nga rrënja, prindërit romë nuk shkojnë të regjistrojnë fëmijët në gjendje civile. Si rezultat i kësaj, një pjesë e tyre nuk kanë as çertifikata lindjeje ose pasaporta.

Ata janë te përhapur pothuajse në të gjitha vendet e botës, Shqipëri, Rumani, Bullgari, Greqi etj. Mënyra e jetesës i ka diferencuar shumë në lidhje me komunitetet e tjera. Romët, janë njerëz të lirë, dëshirojnë të kenë stilin e tyre të veçantë, si në veshje po ashtu edhe në sjellje. Romët, nga vetë natyra kanë dhuntinë e të kënduarit apo te përdorimit të veglave të ndryshme muzikore. Kjo, përbën edhe veçorinë e tyre të parë, janë njerëz të cilëve u pelqen muzika, këngët, vallet… nuk ka dasmë që të bëhet në Shqipëri pa praninë e romëve nën dirigjimin e orkestrës. U pëlqen natyra, për këtë arsye, pjesa dërrmuese e tyre preferon te jetojë jashtë në natyrë, nën hijen e çadrave karakteristike… Veshjet e tyre janë akoma më interesante, kryesisht për femrat, ato veshin funde dhe fustane te gjata, me ngjyra te ndezura, zakonisht të kuqe, te verdha, te gjelbërta, të cilat i kombinojnë me shumë aksesorë, kryesisht prej floriri.

A diskriminohen romët?

PO, ai/ajo që thotë që une nuk kam treguar kurrë racizëm ndaj romëve thjesht GËNJEN. Jo gjithmonë diskriminimi është bërë pa arsye. Shpesh, me sjelljen e tyre vetë ata i kanë provokuar këto reagime, të cilat mund të konsiderohen akoma dhe të skajshme. Mungesa e nivelit arsimor nuk i ka lejuar të civilizohen dhe të bëhen pjesë e shoqërisë aktuale. Sigurisht, për këtë fakt përgjegjësinë më të madhe e mbajnë prindërit, të cilët që në moshë fare të vogël i kanë mësuar t’i dalin për “zot” jetës së vet, duke i drejtuar nëpër semafore që të lypin. Është për të ardhur keq kur shikon fëmijë nga 10-18 vjeç që nuk dinë të shkruajnë as emrin e vet.  Do më thoni po pse vetëm fëmijët romë janë të pashkolluar? Sigurisht që jo, veçse shifra e tyre është më e lartë se ajo e fëmijëve të tjerë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjithë romët janë të njëjtë, ka shumë të tjerë që kanë studiuar dhe përparuar në aspekte te ndryshme të jetës. Në pjesën e dytë të shkrimit, kushtuar kësaj pjese kaq të ndjeshme të shoqërisë, do të mundohemi të permendim disa nga emrat e intelektualëve, këngëtarëve, afaristëve, botuesve dhe akoma individëve të thjeshtë të cilët shpresojmë të kenë dëshirën  të ndajnë me ne historinë e jetës së tyre. Pra, herën tjetër do  të shohim jetën e komunitetit rom brenda syve të tyre, pa asnjë qëllim diskriminimi i përbuzjeje, duker shtjelluar hollësisht dhe me shumë respekt çdo pjesë jete të komunitetit në fjalë.

Cilit besim fetar i përkasin romët?

Romët nuk i përkasin një feje të vetme, ajo  percaktohet sipas vendit ku ata jetojnë. Për shembull, në Rumani dhe Bullgari romët i përkasin fesë së krishterë. Në Poloni fesë katolike. Në Indi, asaj Budiste. Ndërsa në Shqipëri ata i përkasin fesë myslimane, të paktën për sa i përket atyre qe jetojnë në pjesën jugore të vendit. Rëndësi nuk ka as feja dhe as ngjyra, por ajo çka jemi dhe shprehemi./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2014 AlbStroka.com

Scroll to top