You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » U gjetën gjene që shkaktojnë kancer në testikuj

U gjetën gjene që shkaktojnë kancer në testikuj

Nga Lorena Stroka

Kanceri i testikujve përbën një ndër llojet më të shpeshta të kancerit tek burrat nga 15 – 45 vjeç. Gjenet e para që lidhen ngushtë me shfaqjen e sëmundjes u zbuluan nga një ekip shkencëtarësh Britanikë dhe Amerikanë. Gjenet specifike që u gjetën në kromozomet 5, 6 dhe 12 rrisin katër herë më shumë rrezikun për shfaqje të sëmundjes. Këto gjene ndodhen pranë shumë të tjerave që përgjegjësohen për zhvillimin e qelizave të testikujve dhe që përbëjnë  fillesën për zhvillimin e spermës tek burri. Në shkallë ndërkombëtare, kanceri i testikujve prek rreth 7.5/100.000 burra, shifra të cilat variojnë nga vendi në vend. Trashëgimia është një nga faktorët kryesorë që ndikon në rritjen e shfaqjes së rasteve me kancer. Studime të ndryshme kanë treguar se rreziku i vëllezërve të pacientëve që vuajnë nga kanceri i testikujve, është tetë deri në dhjetë herë më i madh se sa ai i pjesës tjetër të popullsisë. Për baballarët e pacientëve rreziku është katër deri në gjashtë herë më i madh. Kanceri i testikujve është 99% i kurueshëm, nëse diagnostikohet në kohë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2014 AlbStroka.com

Scroll to top